Nga Ajgena Korbi
Sars CoV-2 vijon të qarkullojë dendur në popullatë ndërsa mosha aktive nga 20 deri në 50 vjeç është ajo që dominon mes të infektuarve me Covid në Shqipëri. Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku tregon se 1 në 5 tampon rezulton pozitiv.
Ndërkohë ka numër të lartë të riinfektuarish dhe personash që nuk shfaqin shenjat tipike të koronavirusit. Instituti i Shëndetit Publik nuk ka zbuluar asnjë rast me “Flurona”, mbivendosje të gripit stinor me Covid, ndërsa specialistët e tij presin një qetësim të situatës së virozave në përgjithësi mesin e muajit shkurt.
Në të gjithë vendin aktualisht ka rreth 20 mijë e 500 të infektuar aktiv. Tirana vijon të jetë vatra kryesore me gati gjysmën e të prekurve.
/Abcnews.al