Vijon të jetë i lartë numri i personave të infektuar me Covid në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 593 raste dhe kanë humbur jetën 3 persona.
Në orët e fundit sipas raportit të Shëndetësisë bëhet me dije se janë shëruar 2 433 qytetarë duke e çuar në 168 715 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Ndërkohë vijojnë të jenë aktiv me Covid 34 208 pacientë./abcnews.al



