Skuadra e Egnatias e ka nisur ndeshjen më mënyrën më të keqe të mundshme ndaj Dinamos. Që në sekondën e 40-të mbrojtësi Gëzim Krasniqi, “tradhëtoi” rrogozhinasit duke ndërhyrë si lojtari i fundit ndaj Patrik Bardhit, ku për arbitrin kryesorë Enea Jorgji nuk ka dyshime dhe ish-lojtari i Kukësit del me karton të kuq nga fusha e lojës.
Agim Ibrahimi merr përsipër goditjen e dënimit duke mos toleruar aspak nga një distancë e tillë, për të kaluar të tijtë në avantazh. Një goditje spektakolare nga fantazisti i Dinamos.
Djemtë e Zekirija Ramadanit provojnë të dalin në sulm por nuk kanë forcat e duhura për të surprizuar kundërshtarët. 35′ Egnatia pretendon për 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë nga ana e Samake, megjithatë kryesori Jorgji nuk është i këtij mendimi dhe loja vijon normalisht.
Skuadrat shkojnë kështu në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1, në favor të skuadrës së Bledi Shkëmbit.
Ndërsa takimi tjetër mes Laçit dhe Partizanit i cili po zhvillohet në Kurbin nuk ka mundur të prodhojë asnjë gol në 45 minutat e para të këtij takimi, me skuadrat që kanë tentuar të gjejnë rrugën e rrjetës por pa mundur ta dërgojnë topin në portën kundërshtare.
Demat dhe kurbinasit shkojnë kështu në dhomat e zhveshjes në “paqe”. /f.a/abcnews.al