Zgjedhjet e 6 marsit, Berisha konfirmon aleancën me LSI: Koalicioni do quhet “Shtëpia e Lirisë”

schedule14:06 - 31 Janar, 2022

schedule 14:06 - 31 Janar, 2022

“Shtëpia e lirisë”, kështu do të quhet koalicioni i partive opozitare krah ish-kryeministri Sali Berisha në zgjedhjet e 6 marsit për 6 bashkitë e vendit.

“Logoja është logo koalicioni. Koalicioni do të quhet shtëpia e lirisë. Shtëpia e lirisë do të ketë logon e vetë. Kjo është normale, në çdo koalicion logoja nuk është e partisë por e koalicionit“, tha Berisha.

Gjatë një konference për mediat ku po prezanton zyrtarisht gjashtë kandidatët e tij për kryetar bashkie, Berisha ka konfirmuar edhe koalicionin me LSI-në.

“LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetit që parashikon ligji”, deklaroi Sali Berisha duke shtuar se janë në negociata edhe me parti të tjera.

Berisha tha se 6 kandidatët e dalë dje nga zgjedhjet e Primareve do të mbështeten edhe nga LSI.

“Mund të them se këta kandidatë kanë një mbështetjet të gjerë në spektrin politik lokal, mjaft më të gjerë sesa koalicioni që duhet për efekt regjistrimi. Kjo është një risi se janë kandidatë shumë të pëlqyer nga opozita. Nga të gjitha do të mbështeten, nga LSI padiskutim por edhe nga i gjithë spektri opozitar”.

Pyetje-përgjigje

Pyetje: A  ndjeni keqardhje që këto kandidatë që thonë se kanë qenë pjesë e PD  që nga themelimi të shkojnë në zgjedhje me logon e LSI?

Berisha: Logoja është logo koalicioni. Koalicioni do të quhet shtëpia e lirisë. Shtëpia e lirisë do të ketë logon e vetë. Kjo është normale, në çdo koalicion logoja nuk është e partisë por e koalicionit. Rama do ta paguajë shtrenjtë këtë konfiskim.

Rama ka konfiskuara PD dhe siglën e PD dhe qëllimi ka qenë që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Sigurisht që do ketë një marrë pjesë me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do të paraqitet dhe logo të cilin çdo shqiptar e ka të qartë se logon e vërtetë tonë e kanë konfiskuar Edi Rama. Ne dalim në koalicion, LSI është pjesë e koalicionit. Po negociojmë për partitë e tjera

Pyetje: A do marrë përgjegjësi “Rithemelimi” nëse kandidatët tuaj s’do jenë fitues?

Berisha: Sigurisht që do mbajë përgjegjësi komisioni por s’mund të them se standardi i të përgjithshmeve është standardi i 6 bashkive. Komisioni do bëjë gjithçka për të fituar zgjedhjet por nuk mund të mbahen ato qëndrime nëse zgjedhjet janë në shkallë vendi.

Pyetje: A është Lëvizja Socialiste pjesë e koalicionit?

Berisha: Po është pjesë e koalicionit

Pyetje: Kush janë parti të tjera aleate?

Berisha: Po negociohen

/abcnews.al