Arjola, Beniada dhe Einxhel kanë folur së fundmi për finalistët e Big Brother. Ata ndodheshin te suita, ku dhe Einxhel po qëndron pas incidentit që pati me krahun. Pasi doli nga spitali Hygeia, ajo u rikthye brenda shtëpisë së famshme. Duke folur për finalen, Einxhel tha se një prej djemve mund të shkojë në finale, duke iu referuar Donaldit dhe Ilirit.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Një nga çunat shkon, nuk e di pse. Do ishte në fund siç ka qenë gjithë këto javë, çdo gjë mes atyre të dyve.
Beniada: Mund të jetë kështu, por mund dhe të mos jetë asnjëri, nuk i dihet. Loja është lojë për këtë arsye. Në lojë të gjithë gjërat mund të jenë.
Einxhel: Edhe e thashë sot në dhomën e rrëfimit që vërtetë Big Brother ka qenë një sfidë dhe një lojë shumë e fortë, por mendoj që provën më të fortë, unë me të gjithë të tjerët po e kalojmë këto ditë me krahun tim. Është një anë humane e banorëve që kanë ngelur.
Beniada: Ka qenë gjithmonë. /abcnews.al

