Partizani dhe Laçi do të luajnë mes tyre ndeshjen e javës së 18-të të Abissnet Superiores, një takim që do të luhet në Kurbin, ora 13:45.
Demat do të kërkojnë të rikthehen te fitoja pas barazimit zhgënjyes me Kastriotin javën e kaluar, ndërsa kurbinasit e Mirel Josës kërkojnë të vazhdojnë ndjekjen e Tiranës, pas fitores së kësaj të fundit mbrëmjen e djeshme me Kukësit.
Për këtë takim Dritan Mehmeti do të luajë pa Stenio Junior, ndërsa me Laçin do të luajë ndeshjen e fundit Regi Lushkja.
Trajnerët kanë bërë publike edhe lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkoski, Malota, Turkaj, Shehu, Lushkja, Qato, Zarubica, Guindo, Mazrekaj. Trajner: Mirel Josa.
Partizani: Hoxha, Marku, Bitri, Sota, Hadroj, Murataj, Marku, Augusto, Mala, Skuka, Cara. Trajner: Dritan Mehmeti. /f.a/abcnews.al