COVID në Kosovë, mbi 200 pacientë të shtruar spitale

schedule10:24 - 31 Janar, 2022

schedule 10:24 - 31 Janar, 2022

204 pacientë me Covid-19 po marrin trajtim mjekësor në spitale në Kosovë. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ata janë në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet rajonale.

Sipas SHSKUK’së, të gjithë pacientët janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, kurse 130 nga ta janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 85 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pediatrisë,12 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë,15 pacientë

Spitali i Prizrenit,13 pacientë

Spitali i Pejës,11pacientë

Spitali i Gjakovës, 23 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 20 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit,16 pacientë /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!