Në fazën më dramatike të luftës në Siri në vitin 2013, Anthony Blinken ishte zëvendës këshilltari i Barack Obamës për sigurinë kombëtare. Në një takim kritik ndërsa gjeneralët po i bënin presion presidentit amerikan që të kërcënonte Asadin se do të ndërmerrte veprime ushtarake, Blinken tha: “Superfuqitë nuk luajnë bllof”.
Nëntë vite më vonë, i njëjti person tani Sekretar i SHBA-së, po shkakton një krizë të re ndërkombëtare, në Ukrainë, ku dy superfuqitë bërthamore po tregojnë jo vetëm që po luajnë bllof por nuk janë as të afta ta fshehin diçka të tillë.
Prej gati një muaji, shtypi amerikan dhe britanik kanë bombarduar publikun me harta, me tanke dhe avionë, për një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Gjatë orëve të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë larguar diplomatët nga Kievi, kanë dërguar sisteme armësh në Ukrainë dhe kanë dërguar trupa në vendet e Europës Lindore, duke nxitur luftën, raporton abcnews.al
Vetë Joe Biden i hodhi benzinë zjarrit, duke thënë se “Putin do të pushtojë Ukrainën, gjatë ditëve ose javëve të ardhshme”- diçka që dyshojnë si shërbimet e tij sekrete ashtu edhe vetë qeveria ukrainase. Në të njëjtat deklarata, megjithatë, presidenti amerikan e bëri të qartë për të disatën herë se SHBA dhe NATO nuk kanë ndërmend të dërgojnë trupa ushtarakë në Ukrainë.
Le të tregohemi realist, ai që nisi lojën e bllofit ishte Vladimir Putin, me propozimet ultimatum për SHBA-në dhe NATO-n, të cilat u bënë publike më 17 dhjetor, ndërkohë që 100 mijë ushtarë rusë u vendosën pranë kufirit me Ukrainën. Me këtë lëvizje, Moska hapi rrugën për luftë: tani nuk ishte më fati i Ukrainës në lojë, por vetë arkitektura gjeopolitike e Europës.
Me pak fjalë, Rusia i ka kërkuar Perëndimit të pranojë, nëpërmjet marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme, jo vetëm që nuk do të ketë më zgjerim të NATO-s në Lindje, por edhe të tërheqë trupat.
Moska po disktuton gjithashtu hartën e ardhshme gjeopolitike të një Europe të paaftë për të gjetur gjuhën e përbashkët. Sigurisht, Putin nuk është as naiv dhe as arrogant në vlerësimin se ka një shanc sado të vogël që amerikanët të pranojnë një “propozim” që do të ishte i barabartë me një de-përshkallëzimin e menjëhershëm të NATO-s.
Nëse do të kishte dashur të aneksonte Donbasin- një vend autonom, rusisht-folës, siç bëri me Krimenë, do ta kishte bërë tashmë. Përtej kësaj, një pushtim gjithëpërfshirës i vendit të dytë më të madh të Europës (pas Rusisë) do të ishte çmenduri në çdo mënyrë, raporton abcnews.al
Prandaj, mund të supozojmë se aspiratat e presidentit rus ishin shumë më modeste se ato që ai tha publikisht. Ai mund të ketë pasur frikë se Kievi, me inkurajimin e SHBA-së dhe të përforcuar nga dronët turq që demonstrojnë vlerën e tyre në Nagorno-Karabakh, do të përpiqet të rimarrë ushtarakisht Donbasin nga separatistët.
Kjo parashikonte një projekt-ligj të promovuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky për rimarrjen e Donbasit pa zbatimin e angazhimeve të Kievit ndaj marrëveshjeve të Minskut për të promovuar autonominë rusisht-folëse përmes rishikimit të kushtetutës.
Duke demonstruar epërsi ushtarake në kufirin ukrainas, Rusia ka treguar se është e vendosur të mos e lejojë një gjë të tillë. Përveç kësaj, ai u tregoi udhëheqësve ukrainas se në momentin kritik do të jenë vetëm dhe se NATO nuk do t’i ndihmojë ata. Fakti që presidenti Zhelensky tërhoqi projektligjin në fjalë dhe Ukraina iu kthye “Formatit të Normandisë” (me Rusinë, Francën, Gjermaninë) për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut, në takimin e së mërkurës në Paris, tregoi se mesazhi ishte marrë.
Brenda Rusisë, konflikti me Shtetet e Bashkuara rriti popullaritetin e Putinit, siç ndodhi në luftën e vitit 2008 me Gjeorgjinë. Ndërkombëtarisht, Rusia po shfaqet edhe një herë si një vend me të drejta të barabarta me Amerikën për çështjet e sigurisë europiane.
Të mërkurën, Uashingtoni hodhi poshtë kërkesat e Moskës, vendim që nxiti edhe më shumë përshkallëzimin e situatës. Edhe pse hodhi poshtë, siç pritej, kërkesën qendrore të Rusisë për të ardhmen e NATO-s, aleanca i ofroi disa garanci për sa i përket stërvitjeve, raketave dhe armëve bërthamore, raporton abcnews.al
Ndërkohë BE-ja qëndroi menjëanë për shkak të mosmarrëveshjeve midis vendeve kryesisht rusofobike (Holandë, Poloni, Baltik) dhe bllokut hegjemonist të Francës, Gjermanisë, Italisë, Austrisë – vende që kanë lidhje të forta ekonomike ose energjetike me Rusinë dhe duan dialog dhe jo luftë.
Përfundimisht, Biden dhe Putin duket se po luajnë një lojë të rrezikshme pokeri, ku pas një sërë bastesh dhe bllofesh, ata do të nxjerrin nga loja lojtarët më të dobët dhe do të përcaktojnë prenë e tyre, në vend që të hapin letrat e tyre për në finale.
Por kur ajo që është në lojë tani është vetë prestigji i dy fuqive të mëdha.
/abcnews.al