Abissnet Superiore vazhdon rrugëtimin për të mbyllur gjysmën e parë të kampionatit. Dje u luajtën dy ndeshje dhe fituan Vllaznia e Tirana, ndërsa sot në program janë tre të tjera.
Ora 13:45 sjell dy takimet e para. Laçi i vendit të dytë synon t’i përgjigjet Tiranës dhe për këtë duhet të mundë Partizanin që nuk do ta shtojë distancën me zonën euro në kampionat.
Në të njëjtën orë zhvillohet në Rrogozhinë një tjetër sfidë interesante, mes Egnatias dhe Dinamos që ka objektiva madhore këtë sezon, por që i mungojnë pikët.
Java e 18-të mbyllet në “Elbasan Arena”. Për shkak të kushteve atmosferike, Skënderbeu nuk do ta presë në Korçë Teutën kampione në fuqi, që katër ndeshjet e fundit në kampionat i ka humbur. / abcnews.al