Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, do të shkojë si kundërshtar në fushën e Skënderbeut, vetëm pak muaj pasi aty fitoi titullin kampion. Mema synon rezultat, dhe flet për problemet e skuadrës së tij
Shkon për herë të parë në këtë fushë si kundërshtar pas shumë vitesh. Tirana luan në stadiumin e Skënderbeut, ndeshjen e radhës për Superligën dhe trajneri Ardian Mema I ka ende të freskëta kujtimet kur ishte ndihmës i trajnerit Ilir Daja.
Në prag të duelit të javës së 23-të, tekniku tiranas bën këtë analizë. Shqetësimi më i madh i Memës ishte mbrojtësi i majtë, Doka, i cili mbetet në dyshim.
Në ndeshjen e fundit, Tirana rrezikoi të dënohej ashpër për shkak se tifozët lëshuan shishe ndaj njërit prej arbitrave. Tirana është në vendin e 7-të me 25 pikë, 6 pikë larg zonës që të zbret nga Superliga./abcnews.al