Donny Van de Beek do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Evertonit. Mesfushori do të largohet nga Manchester United gjatë orëve të ardhshme, ndërsa pritet të zyrtarizohet te skuadra tjetër që luan në Premier League, Evertoni.
Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja mes palëve është arritur dhe kjo gjë tanimë është konfirmuar.
Crystal Palace, Newcastle United, Borussia Dortmund ishin në garë gjithashtu për të, por ka qenë Frank Lampard që ka bindur lojtarin t’i bashkohet Evertonit, që ka marrë përsipër gjithë pagën e lojtarit që do ta mbajë në huazim deri në fund të edicionin 2021/22.
Gjithashtu skuadra angleze do ta ketë edhe një të drejtë të blerjes së lojtarit në fund të sezonit. Gjatë orëve të ardhshme, pritet që Van de Beek të prezantohet si lojtar i ri i Evertonit. /f.a/abcnews.al