Rritja e rasteve të reja të të infektuarve me Covid ka bërë që Britania e Madhe të vendosë që këtë javë të nisë dhe më vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç.
Shërbimi Kombëtar i Shëndetit shtetëror ka bërë me dije se pritet që vaksina të ofrohet për të gjithë fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç që janë më të rrezikuar nga Covid 19.
Britania ka qenë më e ngadaltë se disa vende të tjera në ofrimin e vaksinave për fëmijët 5-11 vjeç dhe nuk po planifikon të vaksinojë grupmoshën më gjerësisht, ndryshe nga vendet si Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Fëmijëve do t’u ofrohen dy doza 10 mikrogramësh të vaksinës Pfizer-BioNTech, që është një e treta e dozës së një të rrituri.
Ndërkohë në Britani numri i të infektuarve është i lartë, në mesin e statistikave rezulto se në shkolla rreth 12% e nxënësve janë të infektuar./abcnews.al