Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Vlorë. Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur në një pikë karburanti në autostradën Vlorë-Fier.
Për pasojë, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes duket se automjeti tip “Benz” është thuajse i shkatërruar nga impakti i përplasjes.
Makina është përplasur me pompën e benzinatës së karburantit dhe për fat të mirë lënda djegëse nuk ka shpërthyer duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.
View this post on Instagram
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe zjarrfikësja.
NJOFTIMI
“Me datë 29.01.2022, rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, pranë një karburanti automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. Xh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pompën e benzinatos së karburantit, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.” /abcnews.al/