Më parë një fushë me mbeturina, sot një ekopark, Rama publikon pamjet nga Durrës: Ishte faqja e zezë

schedule16:08 - 29 Janar, 2022

schedule 16:08 - 29 Janar, 2022

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga parku i ri në Durrës, ku më parë ishte një landfill i madh grumbullimi plehrash.

Rama shkruan se fusha e madhe e mbeturinave në Durrës u bë faqja e zeze e Shqipërisë nëpër mediat botërore, ndërsa tashme është një hapësirë që mund të shfrytëzohet nga qytetarët, pasi është kthyer në një park eko.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

A ju kujtohet fusha danteske e plehrave të Durrësit, e cila u bë faqja e zezë e Shqipërisë nëpër mediat e botës? Së shpejti aty ku digjeshin plehrat nën dritën e diellit e hënës dhe dergjeshin kope derrash e dosash mes tymrash e zjarresh, do të dynden prindër e fëmijë, vajza e djem, për të shijuar Ekoparkun e Durrësit me atraksionet e tij??????‍♂️☀️⛹️‍♀️??‍♂️??‍♀️??⚽️?

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️??

#SkaKohëPërPushim?‍♀️??‍♂️

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!