Nga Erblina Mile
Sektori bujqësor në Shqipëri po përballet me sfidën për mbijetesë.
Agim Rrapaj Këshilli i Agrobiznesit shqiptar thekson se problem i ndjeshëm në këtë kohë mbeten ndryshimet klimatike të cilat po dëmtojnë prodhimet si dhe lënia e tokës djerrë si pasojë e emigrimit të njerëzve.
Për të mbështetur këtë sektor qeveria miratoi një garanci sovrane prej 1 mld lekësh për të nxitur bankat që të japin më shumë kredi. Rrapaj thekson se financimi është minimal dhe pengon investimet në bujqësi
Ndryshimet fiskale që hynë në fuqi këtë vit parashikohet të përkeqësojnë gjendjen e bujqësisë.
Pavarësisht se sektori bujqësor ka numrin më të lartë të vetë punësuarve në Shqipëri kohët e fundit ky sektor ka pasur një ecuri të dobët e madje edhe në vitet në vijim pritshmëritë mbeten të njëjta./abcnews.al