Pasi dorëzoi mandatin në Kryesinë e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike u kthye në selinë blu, aty ku mbajti edhe një fjalim. Ai theksoi se opozita i vuri kryqin parlamentit të krimit. Sipas tij, nga dita e sotme deputetët e opozitës janë në krah të qytetarëve.
“Opozita sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kryqin parlamentit të krimit. Nga data e sotme ne jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju. Nisëm sot një rrugëtim shprese, i cili nuk do të ndalet derisa despini europian të bëhet realitet, derisa ta largojmë kryehajdutin dhe qeverinë e tij kriminale. Le ta shpërndajmë këtë energji hyjnore që mund të burojë vetëm nga shpirti i një race fiskinke europiane si ne në çdo cep të Shqiperisë. Le të nisim një formë proteste popullore për rrëzimin e regjimit kriminal, për të kthyer në çdo vatër shqiptare besimin se e nesërmja po vjen”, tha Basha.
Kreu i opozitës bëri thirrje që qytetarët të bëhen gati për betejnë e radhës që do të zhvillhet anembanë vendit.
Shqipëria do ketë një të ardhme dhe kjo nuk u takon kriminelëve, nuk u takon Habiljave dhe Shullazëve, nuk u takon narkotrafikantëve, oligarkëve, hajdutëve që ju kanë zhvatur xhepat tuaj. Nuk i takon njeriut që solli këtë të zezë, Edi Ramës dhe bandës. Shqipëria do ketë një të ardhme dhe kjo do jetë e juaja, e fëmijëve tuaj e njerëzve të ndershëm që duan t’i japin fund padrejtësisë, duan t’i japin fund parlamentit të krimit, për krimin nga krimi. Sëbashku me ju me zgjedhje europiane do kemi një qeveri të popullit, nga populli, për popullin. E Duam Shqipërinë si gjithë Europa! Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, në Shkodër, në Elbasan, në Durrës, në Tropojë anembanë vendit”, theksoi Basha. /abcnews.al