Protestuesit katalanas bllokojnë rrugën drejt Barcelonës

schedule21:00 - 21 Shkurt, 2019

schedule 21:00 - 21 Shkurt, 2019

Katalanasit protestojnë sërish duke e cilësuar politik gjyqin ndaj liderëve separatistë në Madrid. Ata kanë bllokuar rrugët kryesore dhe një pjesë të hekurudhës.

Rrugë dhe trenë të bllokuar në Katalonjë nga qindra mbështetës të pavarësisë së vendit nga Spanja. Ata kanë zbritur në rrugë për të protestuar kundër procesit gjyqësoj ndaj 12 liderëve të tyre me akuzën se janë përpjekur të ndajën Spanjën në 2017-ën. Mediat konfirmojnë se janë bllokuar të paktën rreth 20 rrugë, mes të cilave dhe autostrada që lidh Spanjën me Francën, atë që lidh Barcelonën dhe Madridin, si dhe hyrjjen për në metropolin katalanas.

Janë regjistruar dhe moment tensioni me forcave special dhe protestuesve pasi këta të fundit kanë bllokuar dhe qarkullimin e trenave duke bllokuar binarët në të dy linjat. Protesta është në kuadër të një greve të përgjithshme ditore, e cila ka mbështetjen e qeverisë separatist rajonale që ka ndërprerë të gjitha aktivitet e parashikuara për ditën e enjte me përjashtim të ministrit të punës i cili duhet të monitorojë grevën, dhe atij të transportit që duhet të përballet me situata të papritura për shkak të rrugëve të bllokuara./abcnews.al