Reshje të dendura bore në Juglindje, si paraqitet gjendja e rrugëve

schedule08:48 - 29 Janar, 2022

schedule 08:48 - 29 Janar, 2022

Në Juglindje të vendit janë rikthyer reshjet e dendura të borës. Mbrojtja Civile bën me dije se të gjitha akset në këtë qark janë të kalueshme.

“Po punohet për Mirëmbajtje dimërore.

Në rrugën e Voskopojës 2 borëpastruese

Në rrugën e Dardhës 2 borëpastruese.

Në segmentin Korçë -Dvoran 1 borëpastruese.

Në rrugen Korçë -Qafa e Qarrit -Ersekë 3 borëpastruese.

Në rrugën Erseke -Leskovik  2 borëpastruese’, thuhet në njoftim.

Autoritetet kërkojnë kujdes në përdorimin e rrugëve në vijim. “Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, era, qarkullimi ne akset rrugore Korçë -Qafa Qarrit -Ersekë -Leskovik. Korçe-Voskopojë. Korçe-Dardhe duhet të bëhet me pajisje dimërore në orët e paradites”, thuhet në njoftim.

Sakaq, trashësia e borës varion nga 15 cm – 35 cm, ndërsa temperatura mesatare është -4 gradë. g.v/abcnews.al