Zgjedhjet, Bumçi: 2 mënyra për t’u regjistruar, Rithemelimi garon me sigël koalicioni, jo partie. “Shansi” për Bashën

schedule20:07 - 28 Janar, 2022

schedule 20:07 - 28 Janar, 2022

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi i ftuar në “Radarin Informativ” në Abc deklaroi se e kanë përjashtuar mundësinë që në zgjedhje të futen nën logon e LSI. Ai u shpreh se në zgjedhje do të garojnë ose me sigël koalicioni ose të pavarur.

“Ne do marrim pjesë në zgjedhje. Këto janë zgjedhje ndër më të rëndësishmet që ka pasur Shqipëria. Sot Rama ka pushtet më shumë se Ramiz Alia. Sot kemi një opozitë të vërtetë (Komisioni i Rithemelimit) e cila do përfaqësohet me kandidatë në 6 bashki. Unë nuk e di pse është e vështirë të pranohet që 2 mijë demokratët e Lushnjes e të të gjitha bashkive, të përzgjedhin kandidatin më të mirë. Ai i përzgjedhuri do jetë kandidati ynë. Nuk ka sigël LSI, ka sigël koalicioni ose do dalin si të pavarur. Do jemi në koalicion me LSI, PR, LZHK etj, ose do dalim të pavarur”.

Bumçi foli edhe për 2 mënyrat si mund të regjistrohen në zgjedhje.

“Ka 2 mënyra si mund regjistrohemi. Mënyra e parë është koalicioni i disa partive opozitare. Jemi në disa bisedime dhe në një marrëdhënie të mirë. Jemi në një koalicion të gjerë. Ndërkohë ajo që është partia që ka mbetur fraksioni Basha s’ka asnjë aleat deri më sot dhe s’ka arritur të nxjerrë asnjë kandidaturë. Ne jemi në bisedime që po shkojnë shumë mirë. Mënyra tjetër është regjistrimi si kandidat. Sido të regjistrohemi kandidatët tanë do kenë pas koalicionin më të madh”.

Komisioni i Rithemelimit sipas Bumçi do të garojë me koalicion në 6 mars ndërsa shtoi se gjatë bisedimeve me të gjitha partitë opozitare kanë përgjigje pozitive nga aleatët.

“Ky koalicion do të jetë për të 6 bashkitë. Kemi përgjigje pozitive nga të gjitha partitë opozitare, takime janë bërë me të gjitha krerët e tyre”.

I pyetur për një bashkim të mundshëm në zgjedhje duke garuar me një kandidat, Bumçi tha se e kanë ofruar mekanizmin e tyre. E kishte fjalën për primaret që do të zhvillohen të dielën për të votuar kandidatët që janë propozuar.

“Shkodra është bashkia ku ne hyjmë qartësisht për të fituar. Ne kemi ofruar mekanizmin tonë për të dalë me një kandidat. Dhe ky është procesi i zgjedhjeve. Ne i kemi ofruar të marrë pjesë në primaret që po zhvillojmë me PD. Të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë. Ne kemi 20 në Shkodër ai nuk ka asnjë, ai s’do ketë komision sepse s’ka njerëz. Ai s’po gjen kandidatë, s’ka aleatë. Ai është aty për një detyrë mëkëmbësi i Ramës. 6 marsi është dita t’i tregojmë vendin Ramës”.

Nga propozimet, Buçi tha se ka edhe mbështetës të Bashës.

“Jemi të bindur se do ketë votë masive për kandidatët tanë. Të dielën ne kemi primaret që do zhvillohen mes kandidatëve që do nxjerrë më të vlerësuarit. Në Shkodër ishin propozuar mbi 20 emra, do shikojmë sa emra kanë pranuar kandidimin. Kandidatët janë propozuar nga demokratët. Demokratët në jetën e tyre janë të njëjtët. Janë ata që kanë qenë në këto 30 vjet. Po të kishin qenë me zotin Basha do kishin bërë një votëbesim dhe do e kishin mbyllur këtë çështje. Demokratët kanë propozuar disa emra, por në Shkodër ishin mbi 20 emra, në Durrës mbi 10. Këto janë demokratë që janë aty prej dekadash. Mes të propozuarve ka dhe njerëz që mbështesin Bashën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!