Një tjetër shqiptar në futbollin italian. Cozenca, që ka pasur në skuadër Kastriot Dermakun në të shkuarën, ka nënshkruar me mesfushorin Idriz Voca.
Lojtari i Kosovës ka firmosur deri më 30 qershor 2024 dhe do të provojë një eksperiencë të re, pas aktivizimit në Zvicër dhe Turqi.
Sezonin e shkuar ai luajti me Ankaragucu, në elitën e futbollit turk, në 26 ndeshje dhe tani do të luajë në Serie B në Itali. / abcnews.al