Një foshnje vetëm tre muajshe ështe duke luftuar me vdekjen në spitalin e Patras për shkak të koronavirusit. Mediat greke bëjnë me dije se foshnja ka disa ditë në repartin intensiv të spitalit dhe gjendja duket të jetë vënë nën kontroll nga mjekët pavarësisht moshës së vogël.
“Situata duket e stabilizuar”, tha shefi i pavijonit të Pediatrisë Giannis Karvelis për mediat greke. /abcnews.al