Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi ka konfirmuar më në fund lidhjen me bizmesmenin e njohur, Valon Vataj. Ka qenë ky i fundit i cili ka ndarë një fotografi me këngëtaren në Neë York duke i uruar ditëlindjen. Çifti kanë zgjedhur SHBA-të për të festuar këtë ditë të veçantë për të.
“Urime mbretëresha ime”, ka shkruar Vataj, i cili ka qenë i martuar dhe është baba i dy fëmijëve. Kelmendi është një emër që njihet prej shumë vitesh në tregun muzikor shqiptar. Ajo njihet më së shumti për hitin e saj me Gold Ag, Prishtina, por është fokusuar shumë dhe te muzika popullore.