Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka hapur ankandin për shitjen e disa prej tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshave të ndryshme. Mësohet se në ankand do të dalin vetëm ata qen që kanë dalë në pension si dhe një pjesë e tyre që nuk marrin testimet dhe provat për të vazhduar misionin në polici.
Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të tjerët në vitin 2020. Ofertat nisin nga 8 mijë lekë për qentë më të vjetër deri në 20 mijë lekë për më të rinjtë.
Lexo edhe: Bëmë hero qenin e Kosovës: Shqipëria harxhon 1.1 milion dollar për trajnimin e qenve, por nuk patëm asnjë në terren
Ankandi nis me qenin me emrin “Lisa” dhe oferta fillon nga 20 mijë lekë, ndërsa qeni me emrin “Lukas” për shembull është më i vjetër dhe ofertat nisin nga 8 mijë lekë.
Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë hapat për zëvendësimin e tyre. /abcnews.al