Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmoi Bashën, Duma-socialistëve: Berisha fliste këtu dhe ju shkëlqenit, shikonit si mundim vetveten

schedule12:48 - 27 Janar, 2022

schedule 12:48 - 27 Janar, 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma nga foltorja e Kuvendit komentoi deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili hodhi akuza të forta ndaj Lulzim Bashën.

Duma iu drejtua socialistëve duke thënë se kur Berisha fliste, ata shkëlqenin pasi shohin sesi mundin veten. Nënkryetarja e PD theksoi se vërtet janë mundur, por fillimisht nga vetja.

“Jemi përballë njëri-tjetrin duke mashtruar secili më shumë. Dalin ministra dhe thonë këtu ju kemi mundur tre herë. Në fakt ne nuk jemi mundur nga ju. Ju keni mundur një gjë, të drejtën e shqiptarëve për mirëqënie, shpresë. Që s’thuhen të vërteta më ju e konsideroni mafiozllik politik. Unë do ta filloj nga të vërtetat tona. Jemi mundur, por jo nga ju, jemi mundur nga vetja. Çohet këtu më i vjetri ndër nesh dhe jemi përpjekur ta nderojmë dhe thuhet gjithçka është e mundur për ta bërë ta pamundur opozitarizmin. Ai fliste, ju shkëlqenit sepse shikonit sesi ne mundim vetveten. Një gjë është e sigurt, të thuash të  vërtetëtn është forcë, të fshihesh pas të vërtetave të tjetrit është dobësi. Në kaq mandate ju nuk thoni dot një të vërtetë”, tha ajo.

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në seancën e sotme, pas shumë muajsh mungesë. Berisha, tashmë i përjashtuar nga PD, hodhi akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës, të cilit i referohet si “pengu i Ramës.” g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!