Përfaqësuesja e Kosovës aktualisht është pa një trajner, pas shkarkimit të teknikut Bernard Challanes, i cili ishte në krye të dardanëve për 3.5 vite.
Dardanët kanë hedhur sytë nga Turqia për të gjetur trajnerin të cilit do t’i besojnë edhe drejtimin e kombëtares.
Sipas “Takvim” dy trajnerë turq janë në listën e Kosovës. Bëhet fjalë për Ersun Yanalin dhe Sergen Talçin, ku ky i fundit duket më favoriti.
Kujtojmë se aktualisht Talçin është pa një skuadër, ku së fundi ai u largua nga drejtimi i skuadrës turke, Besiktas. Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigjja e trajnerit turk për mundësinë për të drejtuar kombëtaren e Kosovës. /f.a/abcnews.al