Studimi: Vaksinat kundër koronavirusit mund të zvogëlojnë rrezikun e “Covid-it të zgjatur”

schedule08:43 - 27 Janar, 2022

schedule 08:43 - 27 Janar, 2022

Vaksinimi kundër Covid mund të zvogëlojë rrezikun e “Covid-it të zgjatur”, sipas një studimi të Zyrës për Statistikat Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar. Studimi, me më shumë se 6,000 të rritur, nxorri në pah se ata që ishin të vaksinuar me dy doza kishin një probabilitet 41% më të ulët  për të zhvilluar simptomave 12 javë pas infektimit, shkruan The Guardian

Në përgjithësi, 9.5% e njerëzve të vaksinuar me dy doza raportuan se kishin përjetuar Covid të zgjatur, i cili ka të bëjë me simptoma që zgjasin më shumë se katër javë, krahasuar me 14.6% të një grupi të pavaksinuar.

Studimi tregon gjithashtu se ndërsa nivelet e infeksionit po bien në shumicën e grupmoshave, ato po rriten te fëmijët e moshës shkollore. Gjetje të ngjashme janë raportuar në kërkime të tjera, duke përfshirë studimin React-1, rezultatet e fundit të të cilit u publikuan të mërkurën nga Imperial College London.

Sipas shifrave të ONS, përqindja e atyre që rezultuan pozitivë për Covid u rrit në Angli tek fëmijët midis moshës dy vjeç, si dhe për grupmoshat 7-11, me pothuajse 12%.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!