Bregu i Fildishtë dhe Egjipti u përballën mes tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës, sfidë e cila për 120 minuta nuk solli asnjë gol, por “ruleta ruse” nxori fitues faraonët që kaluan edhe në fazën çerekfinale.
Një ndeshje e fortë kjo mes dy kombëtareve të cilat provuan të shënonin por pa mundur të dërgonin topin në fundin e rrjetës në minutat e rregullta, edhe shtesa prej 30 minutash nuk solli ndryshim të shifrave me rrjetat respective që mbetën të paprekura.
Duheshin penalltitë për të vendosur edhe fituesin e kësaj sfidë, ku lojtarët e Egjiptit u treguan më të saktë ndërsa Mohamed Salah shënoi penalltinë vendimtare për kombëtaren e tij.
Ivory Coast and Egypt take it to extra time ? #AFCON2021 pic.twitter.com/erjMllSTVb
— GOAL (@goal) January 26, 2022
/f.a/abcnews.al