Zgjedhjet, Ivi Kaso: Primaret i kemi parë si mekanizëm përbashkues, asnjë filtër për kandidatët

schedule14:14 - 26 Janar, 2022

schedule 14:14 - 26 Janar, 2022

Zgjedhjet e pjesshme vendore, për pedagogun dhe analistin Ermal Hasimja do të jenë pika më e ulët e performancës së opozitës. Kjo pasi, pjesa më e madhe e “luftës” do të bëhet brenda llojit.

Në një lidhje direkte me “Abc Live” me Sibora Bitrin, Hasimja u shpreh se PD e Berishës ka më shumë gjasa që të fitojë në Shkodër ndërsa sa i përket bashkive të tjera, “dy pjesët e PD-së do të asnjëanësojnë  njëra-tjetrën.”

Në këtë qytet, grupi i ish-kryeministrit ka njoftuar se të dielën anëtarësia do të votojë  për kandidatët pas depozitimit të emrave për primaret. Kandidatët potencialë për këtë bashki janë ish zëvendësministri i Shëndetësisë Bardh Spahia dhe kryetarja aktuale e Bashkisë Voltana Ademi.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike Ivi Kaso i ftuar në studio shpjegoi se vendimi për të garuar me kandidatë nevojitet për t’iu përgjigjur vullnetit të demokratëve në njësitë vendore ku hapet gara.

Kaso shpjegoi se ftesa është bërë për të gjithë, pavarësisht se kë mbështesin, dhe ka si qëllim që të mos përçajë votën e demokratëve.

“U mor në konsideratë që mund të kishte segmente që mos ndiheshin të përfaqësuar nga kanididatë të caktuar, nga statuti i 11 dhjetorit kemi një detyrim që kandidatët të zgjidhen përmes primareve. Është bërë ftesa për të marrë pjesë në primare, për të gjithë kandidatët pa vendosur ndonjë filtër. Pavarësisht se cilit krah i përkasin, të bindur se mekanizmi i votës është më i përshtatshmi i mundshëm, e kemi parë si mekanizëm përbashkues.” /abcnews.al/