Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me duelet e para të fazës çerekfinale. Në program janë dy ndeshje të grupit B.
Në fushë nga ora 13:45 zbresin katër skuadra. Dueli më i fortë zhvillohet në Rrogozhinë, ku Egnatia pret skuadrën e Laçit.
Takimi tjetër luhet në Vlorë, mes Flamurtarit që garon në Kategorinë e Dytë dhe Vllazninë fituese e Kupës së Shqipërisë sezonin e shkuar.
Dy ndeshjet e grupit A luhen nesër. Skënderbeu pret Teutën në orën 13:45, kurse derbi Dinamo-Partizani luhet prej orës 16:45. / abcnews.al