Yusuf Demir ishte një lojtar i ofruar nga Barcelona ku drejtuesit mendonin se mund të shpërthente të katalanasit.
Një histori suksesi kjo për Demir mendohet të ishte eksperienca e tij në “Camp Nou”, por përfundoi në mënyrë të papritur.
Sulmuesi 18-vjeçar ka folur pas kthimit te Rapid Vjena nga Barcelona, duke thënë se largimi “ishte i trishtuar”, megjithëse kjo përvojë e shkurtër e ka ndihmuar atë të rritet si profesionist.
Pavarësisht se koha e tij në Barcelonë nuk shkoi ashtu siç do të donte, sulmuesi është i bindur se ende e pret një e ardhme e ndritur.
“U largova i trishtuar nga Barcelona, por u rrita dhe u bëra profesionist. Kam parë që njerëzit këtu janë të lumtur me mua dhe kjo më ka bërë gjithashtu të lumtur. Dua të luaj, të kënaqem dhe të argëtohem. Unë kam uri dhe dua të fitoj të gjitha. Qëllimi im është të jem i pari, nuk më mjafton të jem i dyti”, ka thënë Demir. /f.a/abcnews.al