Në Seria A aktivizohen disa futbollistë të cilët herë pas here kanë lënë gjurmë në ndeshjet që ata janë aktivizuar.
Javën që kaloi janë zhvilluar ndeshjet e 23-të të Seria A, ku padyshim kishte edhe lojtarë shqiptarë që shkëlqyen me paraqitjet e tyre.
Nedim Bajrami për Empolin dhe Amir Rrahmani për Napolin, janë lojtarët që gjetën edhe rrugën e rrjetës.
Goli I Bajramit vlejti vetëm për statistikë pasi Empoli humbi 2-4 me Romën, ndërsa nga krahu tjetër goli i Rrahmanit vlejti 3 pikët pasi Napoli fitoi 4-1 me Saleritanën.
“SofaScore” i ka vendosur të dy lojtarët për paraqitjet e treguara duke iu dhënë kështu edhe një fanellë titullari në formacionin e javës të Serisë A.
/f.a/abcnews.al