Altin Sulku së bashku me bashkëshorten e tij, Rolandën dhe djalin e vogël Roal ishin të pranishëm në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi. Altin Sulku për herë të parë prezanton në publik familjen e tij. Gjatë bisedës ata treguan se përveç momenteve të bukura kishin kaluar edhe momente të vështira, sikurse ishte shtatzënia e dytë e Rolandës, ku mjekët i theksuan se duhet të abortonte ndryshe rrezikonte jetën e saj.
“Shtatzënitë nuk i kishte të mira Landa, me probleme i kishte shumë. Biles tek shtatzënia, tek goca ka vajtur 43 kile, sa doktoresha tha që duhet ta heqim se s’bën as që bëhet fjalë se do vdesë nusja. Shkoi në shtëpi dhe vetëm qante, kur në një moment kërkoi pak lëng pule dhe ndryshoi gjendja shëndetësore”.
A do kenë një fëmijë të tretë familja Sulku? Duket se vetë këngëtari është gati për fëmijën e tretë sepse përgjigjet e të dyve në rubrikën “cili nga ju të dy”, ishte Altini. Gjatë kësaj rubrike çifti tregoi disa detaje më shumë nga jeta e tyre e përditshme të cilat ishin edhe shumë funny.
Altini pohoi se nuk është ai më gjumashi, por Landa, aq sa babai i tij i thoshte me shaka “ç’na e ke marrë këtë nuse mo Altin. Na iher më shikon mua duke larë ballkonin babai; po ça bën, futu mor brenda”.
Ai së bashku me djalin dhe bashkëshorten dhanë për herë të parë intervistën e jetës së tij, ku treguan se i bëri bashkë kënga “Lujna”, ndërsa Landa punonte në një dyqan sportiv. Surpriza e intervistës ishte djali Roali i cili nuk mund të rrinte pa mikrofonin dhe duket se do të jetë këngëtari i ardhshëm i shtëpisë.
/abcnews.al