FOTO/ Vrau për të marrë hakun e babait, çfarë shkruante i riu në rrjetet sociale: Thjesht të kthej nderin

schedule20:42 - 24 Janar, 2022

schedule 20:42 - 24 Janar, 2022

Florian Përvathi 17-vjeçari që vrau sot në Lezhë person për të marrë hakun e babait të tij të vrarë në vitin 2009, duket se e kishte planifikuar prej kohësh krimin e sotëm.

Në faqen e tij në rrjetin social instagram, 17-vjeçari shkruan, “Nuk jam hakmarrës, thjesht të rikthej nderin”, shkruan ai.

Lexo edhe: Me pistoletë me mulli, e priti pranë shtëpisë për ta ekzekutuar: Si ndodhi vrasja për gjakmarrje në Lezhë

Lezha u trondit paraditen e sotme nga një krim për gjakmarrje. 17-vjeçari Florian Përvathi vrau me armë zjarri Lek Lekgjonajn pasi vëllai i këtij të fundit i kishte vrarë babanë në vitin 2009.

Tragjedia u thellua akoma më shumë, kur nëna e të riut piu helm sapo mori vesh ngjarjen e rëndë.

Lexo edhe: Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, kryetari i pajtimit të gjaqeve për ABC: Çfarë më tha viktima në 2009

/abcnews.al