Amir Rrahmani është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën e Napolit. Paraqitjet e kapitenit të përfaqësueses së Kosovës kanë bërë që në formacionin titullarë, mbrojtësi të ketë një vend.
Mbrëmjen e djeshme Napoli fitoi bindshëm 4-1 kundër Salarnitas në Seria A, dhe Rrahmani ishte autori i golit të tretë të skuadrës së udhëhequr nga Luciano Spalletti.
Në një shkrim në rrjetet sociale pas ndeshjes, 27-vjeçari e postoi një fotografi të vetes duke e festuar golin dhe mbishkrimin: “Dashuri”, të shoqëruar gjithashtu nga disa emoi me sytë zemra dhe një zemër ngjyrë blu si ngjyrat e klubit.
Në 20 paraqitje deri tani këtë sezon në ligë, Rrahmani i ka shënuar 3 gola.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al