Ndëshkohet shpesh me kartonë, Xhaka: Ky jam un, më pëlqen të rrezikoj

schedule12:55 - 23 Janar, 2022

schedule 12:55 - 23 Janar, 2022

Lojtari me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, që luan te Arsenali në Premier League është një lojtar shumë i fortë i cili shpesh herë është ndëshkuar edhe me kartonë, për shkak të agresivitetit gjatë ndeshjeve.

Në një intervistë për “Sky Sport”, lojtari i kombëtares zviceriane është pyetur se pse merr aq shumë kartona, ndërsa mesfushori vazhdon e këmbëngul se tipi i tij është i tillë dhe nuk ka pse të ndryshojë.

Xhaka u përball me kritika të ashpra dhe kërkoi falje në rrjetet sociale pas daljes nga ndeshja ku mesfushori u ndëshkua me karton të kuq kundër Liverpool, sfidë kjo e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës.

Kjo ishte hera e dytë që Xhaka u përjashtua këtë sezon, pas kartonit të kuq kundër Manchester City në gusht, por mesfushori me prejardhje nga Podujeva këmbëngul se është pjesë e lojës së tij të rrezikojë.

“Nuk është se unë e planifikoj këtë. Nuk është se e bëj me qëllim. Por nganjëherë, unë jam në pozitë kur më duhet të rrezikoj 50:50. Është e rrezikshme, natyrisht. Njerëzit do të thotë, ‘Po, por pse rrezikon gjithmonë?’” Ky jam unë. Nuk mund ta ndryshoj veten sot për nesër. Natyrisht se duhet të përmirësohem dhe e di se duhet të përmirësohem. Por në këtë çast, nëse Jota e merr topin dhe shënon, njerëzit do të thonë përsëri, ‘Përse s’e ndale atë?’ Tani unë e ndal atë, ata thonë, ‘Pse po e merr kartonin e kuq?’”, ka deklaruar Granit Xhaka. /f.a/abcnews.al