I dënuar nga Italia, Gjykata në Shkodër çon në burg 45-vjeçarin me dy emra që u kap në Rinas

schedule09:54 - 23 Janar, 2022

schedule 09:54 - 23 Janar, 2022

Shkodër -Është çuar prapa hekurave 45-vjeçari Domi alias Nikel Vuksani.

Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin të marrë ditën e djeshme ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila e ka dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në burgun e Reçit, Malësi e Madhe.

Domi alias Nikel Vuksani akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”.

Fillimisht Vuksani ra në pranga në vitin 2019, pasi në Rinas rezultoi se ishte person I dënuar në mungesë nga Gjykata e Firences.

Njoftimi i policisë:

Shkodër -Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtrar e ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, banues në Shkodër:

Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila e ka dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

./abcnews.al/