Vuçiç e shpik edhe një atentat ndaj tij?- Për ta bërë situatën më serioze thotë se njoftimi i shkoi nga Europoli.
Teksa po afrohen zgjedhjet në Serbi, Aleksandar Vuçiç dhe njerëzit e tij si Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç dhe Aleksandar Vulin duket se e kanë menduar një strategji për ta ruajtur rejtingun.
Vuçiç të shtunën nuk ka dashur të shfaqet si viktimë. Ai ka thënë se e ka marrë dhe e ka lexuar informatën e Europol dhe se nuk di asgjë më shume sepse me këtë temë po merren organet kompetente.
Pastaj ka vazhduar duke thënë se janë 7 persona nga vende të ndryshme që po e planifikojnë atentatin për të cilët ka thënë se s’ka dëgjuar ndonjëherë.
I pyetur cilat mund të jenë motivet për atentat ndaj tij, shefi i shtetit serb ka thënë se kjo lidhet me narkokartelet të cilat sipas tij nuk mund të funksionojnë pa bashkëpunim me strukturat shtetërore sepse në këto punë, sipas tij bëhet fjalë për miliarda euro.
Ana Bërnabiç, kryeministrja serbe ndërkaq ka thënë se është shtuar siguria për Presidentin serb pas këtyre njoftimeve.
Ministri Brendshëm serb dhe njeriu më lojal i Vuçiç, Vulin, e ka zbuluar se kush po planifikon ta vrasë Vuçiçin.
Sipas tij, bëhet fjalë për shtetasin e Malit të Zi, Radoje Zvicer dhe klanit të tij, për çka tashmë Serbia ka shpallë fletëarrest./Express