Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Beatrix Ramosaj la shtëpinë e “Big Brother VIP”. Largimi i saj i preku të gjithë banorët, të cilët shpërthyen në lot.
Megjithatë, ai që u ndje më shumë keq ishte partneri i saj, Donald Veshaj, i cili përveç se u mërzit dhe qau.
Madje, në momentin që doli Trixa, Donaldi i dha dhe një mesazh të fortë, duke i thënë: “Ruaj qetësinë për gjithçka.
Do të shihemi bashkë, çfarë do që të ndodhë duhet të ruash qetësinë! Bëhu e fortë! Do të shihemi jashtë”./abcnews.al