Një ndër gjitarët më të rrallë të rivierës shqiptare, publikohen pamje të fokës mesdhetare në Sazan

schedule16:21 - 21 Janar, 2022

schedule 16:21 - 21 Janar, 2022

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë ka publikuar disa pamje të rralla të fokës mesdhetare. Pamjet janë filmuar në Parkun Kombëtar Detar Karaburun –Sazan.

Foka mesdhetare e njohur me emrin shkencor Monachus monachus është ndër gjitarët e rrallë të përhapur në rivierën shqiptare.

Sipas asaj që thuhet në njoftim, më pak se 700 individë mendohet të kenë ngelur nga kjo specie, gjë e cila e rendit ndër speciet e rrezikuara në mënyrë kritike si në Listën e Kuqe të specieve në Shqipëri ashtu edhe në Listën e Kuqe të IUCN-së.

POSTIMI I PLOTË

?Ju përshëndesim me këtë video të fokës mesdhetare nga Parku Kombëtar Detar Karaburun -Sazan, pjesë e zonave të mbrojtura të qarkut të Vlorës.
❗️ Foka mesdhetare e njohur me emrin shkencor Monachus monachus është ndër gjitarët e rrallë të përhapur në rivierën shqiptare.
❗️Më pak se 700 individë mendohet të kenë ngelur nga kjo specie, gjë e cila e rendit ndër speciet e rrezikuara në mënyrë kritike si në Listën e Kuqe të specieve në Shqipëri ashtu edhe në Listën e Kuqe të IUCN-së.
?Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë, në bashkëpunim me peshkatarët e zonës, akuakulturën dhe agjensitë turistike siguron informacionin e nevojshëm nga vëzhgimet në terren, bashkëpunim i nevojshëm për sigurimin e mbrojtjes së fokës dhe rritjen e mundësisë për suksesin e riprodhimit në vendin tonë.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!