DOSJA/ Zbulohet çifti i trafikantëve, shoferi me sirianë në makinë ngatërron rrugën: Më fute në gropë o zemër

schedule15:53 - 21 Janar, 2022

schedule 15:53 - 21 Janar, 2022

Në dosjen hetimore që ABC disponon në lidhje me trafikun e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE, rezulton i përfshirë në këtë skemë edhe Rudin Shkrela.

Në përgjime Shkrela kapet duke biseduar me Fatjon Kollçarin ku ai ankohet se Shkrela ka ngatërruar rrugën teksa transporton emigrantët sirianë.

Në skenë gjatë përgjimeve del edhe bashkëjetuesja e Fatjon Koçllarit, Kristiana Sako e cila komunikon në anglisht me një nga emigrantët nga Lindja e Mesme. Kjo e fundit është motra e Thoma Sakos, bashkëpunëtor e Kollçarit dhe Rudin Shkrelës.

Lexo edhe: DOSJA/ Trafiku i emigrantëve, 20 egjyptianë të strehuar te 3-katëshja

Në dosje thuhet se ata ndihmonin emigrantët nga Lindja e Mesme të kalonin kufirin duke u premtuar kalimin drejt shtetit italian kundrejt një shume monetare, duke bashkëpunuar me pjesëtarë të tjerë të grupit.

Lexo edhe: Dosja e plotë si bëhej trafiku i sirianëve: O rrush shko merr 4 krushq, po lekët? (Përgjimet)

Shkrela dhe Sako kanë pasur rolin e transportuesit të emigrantëve nga pikat kufitare në drejtim të kryeqytetit.

Përgjimet

Fatjon Koçllari: Hë të keqen
Rudin Shkrela: Ja vlla një s’ke se po vete ta marr unë atë çunin se ka ngatërruar rrugën ai vlla, se s’po di nga të iki dhe të ikim direkt atje
Fatjon Koçllari: A?? Mirë o zemër po të ikën më fute në gropë  se kam për t’i nis lekë unë atij
Rudin Shkrela: E di se edhe unë gropë jam
Fatjon Koçllari: E di ça kam bo, kam rënë dakort me atë o shoku njerëzit kur të vijnë në pikë i ke në pikë, do të them unë për kaq kohë në qoftë se nuk t’i kap njeri, do t’i jap unë lekët se i bie me pagujt unë se ata kanë një orë që kanë vajt, unë të thashë ty
Rudin Shkrela: Ja, ja se po iki unë direkt po ç’ti bëj se ka ngatërruar rrugën ai
Fatjon Kollçari: Aman se na more në qafë o zemër ta kisha dit, kisha nis tjetër

Dy ditë më parë një operacion i përbashkët i policisë shqiptare, italiane dhe greke, i shtrirë në të tre këto shtete, çoi në arrestimin e 47 personave, të dyshuar si anëtarë të një rrjeti kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve nga vendet e lindjes përmes Greqisë drejt Italisë me destinacion vendet e BE-së. Sot GJKKO vendosi të lërë në burg 17 nga të arrestuarit nga operaconi i shtrirë në këto shtete

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!