DOSJA/ Trafiku i emigrantëve, 20 egjyptianë të strehuar te 3-katëshja, si u fundos “Shëllira” nga qesja e duhanit

schedule15:18 - 21 Janar, 2022

schedule 15:18 - 21 Janar, 2022

ABC zbardh dosjen hetimore për trafikun e emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe Greqisë. Në dosje thuhet se Petrit Pashaj kishte strehuar klandestinët në godinën në pronësi të tij, një objekt tre katësh  në lagjen “Osman Haxhiu”.

Në telefonin e Petrit Pashajt janë gjetur komunikime me bashkëpunëtorët e tij me pseudonimet “Shellira” që rezulton të jetë Indrit Hita, “Underi”, “Tusha”, dhe “Kacole” që përdorej nga Enjad Myrtaj.

Ditën kur është finalizuar operacioni ku u gjetën 20 emigrantë në banesën e Petrit Pashajt, Indrit Hita ka biseduar me telefon me Roland Ramadanin ku i thotë se dikush ka lënë valixhen me dokumente të rëndësishme në një na makinat e marra ma qira. Pas disa minutash Hita i ka kërkuar Ramadanit që të marrin një furgon për nisjen në orën 2. Ata flasin për të marrë dy automjete me qira, pasi njërin e kanë vetë.

Roland Ramadani: Muhabeti është që ja i morën, kush do i hipi asaj tjetrës
Indrit Hita: Po të shikoj mos ka furgonin o vlla po në orën 2 kush do hipi te tjetra
Roland Ramadani: Në rregull
Indrit Hita: Po ka një sharron dhe një këshu o lla, merr sharronin dhe një opel Zafira ose atë ose tjetrën, ose të dyja, se një e kemi
Roland Ramadani: Po një e kemi

Me datë 4 qershor 2020, Indrit Hita flet me dikë në telefon dhe e pyet nëse ka ndonjë shenjë nga Petriti dhe ai i thotë se Petritin e ka arrestuar policia.  Me datë 11 Korrik ai flet me një person në telefon dhe i kërkon si do ia bëjnë pasi njerëzit kanë ngelur në mes të katër rrugëve me gjërat e tyre në duar.

Nga hetimet ka rezultuar se skema e trafikut të emigrantëve drejtohej nga Petrit Pashaj, Yussef Kamal, Indrit Hita, Roland Ramadani dhe Enajd Myrtaj.

Në banesën e Petrit Pashajt ku janë gjetur 21 emigrantët egjyptianë është gjetur qese me ngjyrë të verdhë dhe të zezë me duhan ku janë zbuluar gjurmët e Indrit Hitës duke zbuluar përfshirjen e tij në këtë skemë.

Më datë 5 Korrik 2020, Hita komunikon me Petrit Pashajn tashmë i arrestuar nga policia.

Indrit Hita: Më kupton Indritin dhe atë do vi ta sqaroj gojarisht unë jo të vej në burg jo mos të vej në burg unë të nxora për tre minuta ty do dërgoj ty në burg unë
Petrit Pashaj: Më kupton se kshu tha ai

/abcnews.al