“Bëhu gati”, përgjimet e trafikantëve: O zemra mos i trego mamit, sill avokatin se më kapën

schedule15:54 - 21 Janar, 2022

schedule 15:54 - 21 Janar, 2022

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot ka lënë në burg 17 personat e arrestuar në Shqipëri në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të trafikut të emigrantëve nga vendet e lindjes përmes Greqisë drejt Italisë me destinacion vendet e BE-së.

Lexo edhe: Dosja e plotë si bëhej trafiku i sirianëve: O rrush shko merr 4 krushq, po lekët? (Përgjimet)

Mes personave që kanë lënë në burg është edhe një nga Egjipti, një nga Irani dhe një nga Turqia. Gazetari i “ABC” Ermal Vija ka siguruar dosjen e plotë të SPAK që çoi pas hekurave grupin kriminal. Në një nga episodet është dokumentuar bashkëpunimi i Fatjon Koçlarit në rolin e organizatorit me transportuesin Thoma Sako, i cili pas arrestimit kërkon avokat për të dalë nga qelia.

Përgjimet e grupit kriminal

24 Nëntor 2020
Biseda e emigrantit Naif Elhasen me transportuesin Thoma Sako

Emigranti i dërgon lokacionin ku ndodhet në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe i kërkon që të shkojë që ta marrë për një orë. “Jemi 5 veta” i thotë Elhasen, ndërsa Sako i përgjigjet “ok bro”.  Pazari ishte 200 euro nga kufiri me Greqinë në Tiranë dhe më pas në Mal të Zi, por sapo ka shkuar dhe e ka marrë, policia e ka kapur Sakon duke e arrestuar.

Por si ishte organizuar rrjeti dhe si u prangos transportuesi?
Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se i gjithë grupi i trafikut drejtohej nga Fatjon Koçlari, ndërsa pjesë e bashkëpunimit si transportues i emigrantëve ishte Thoma Sako.

Pjesë nga përgjimi mes Thoma Sakos dhe Fatjon Koçlarit në 23 Nëntor 2020
Thoma Sako:
O zemra
Fatjon Koçlari: Ej nga do në Kor (Korçë), apo në Gjr (Gjirokastër), 9 ke në Gj dhe 8 ke në Kor
Thoma Sako: Do iki në 9-shja
Fatjon Koçlari: Epo shiko andej hap sytë, se sikur…
Thoma Sako: Në ca ore
Fatjon Koçlari: Ja të them unë

Biseda e dytë
Fatjon Koçlari:
Bëhu gati për nesër
Thoma Sako: Në ca ore?
Fatjon Koçlari: Po se di, në 9 paradite do të ikim në Gjirokastër
Thoma Sako: E mirë

Biseda e tretë në datë 24 Nëntor 2020
Fatjon Koçlari:
Ca po bëni?
Në telefon flet partnerja e Fatjon Koçlarit: Hic ja po presim duke fol me atë në telefon, me ata të djeshmit, po nuk e hapin telefonin, ke një gjashtëshe tjetër.
Thoma Sako: Ku janë ata më thuaj vendin?
Fatjon Koçlari: Ja një minutë

Biseda e dytë datë 24 Nëntor 2020
Thoma Sako:
Hë Krist në shtëpi jam po ha bukë
Fatjon Koçlari: Ok, se po vijmë ne aty, ke punë ti?
Thoma Sako: Jo, s’kam
Fatjon Koçlari: Ok, se po ashtu koha del të vesh e të vish
Thoma Sako: Se di pra, se nëse mbyllen në 8 nuk del, nëse mbyll në 10 del
Fatjon Koçlari: Ok, se jam fiks mua atje prandaj

Biseda e tretë datë 24 Nëntor 2020
Thoma Sako:
Jam në ujë të ftohtë në Tepelenë, për 10  minuta në Gjirokastër
Fatjon Koçlari: Po na ngrive zemrën, hape telefonin të të nisim atë
Thoma Sako: Ja dhe pak të afrohem, ato kanë ardhur anës xhadës
Fatjon Koçlari: Po pra po presin
Thoma Sako: Shyqyr
Fatjon Koçlari: Hajt

Biseda e katërt datë 24 Nëntor 2020
Thoma Sako:
Thuj të dalin shpejt, mu këtu jam
Partnerja e Fatjon Koçlarit: Thuaj Fajtonit, hajt

Biseda e pestë në datë 24 Nëntor 2020

Thoma Sako: Jam në polici, thoj babit ta mbaj fort mamin aty, mos ti tregojë për momentin, më dëgjo moj, mos ti tregojë për momentin.
Partnerja e Fatjon Koçlarit (Kristina): Qysh, më thoj noj gjë
Thoma Sako: Me gjithë Lencin dhe atë shokun tim, po thuj babit të vijë cikë këtuja, të gjejë noj avokat e noj gjë.

Dy ditë më parë një operacion i përbashkët i policisë shqiptare, italiane dhe greke, i shtrirë në të tre këto shtete, çoi në arrestimin e 47 personave, të dyshuar si anëtarë të një rrjeti kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Italisë.

/ Abcnews.al