Simbolika kishte një domethënie të forte në protestën e opozitës përpara kryeministrisë. Protestuesit i përcollën mesazhet e tyre edhe me pankarta e lule.
Protestuesit përpara kryeministrisë mesazhet e tyre nuk i kanë përcjellë vetëm me fjalë. Ato i mbanin veshur apo në duar.
Simbolika kishte një domethënie të fortë në protestën e opozites këtë të shtunë. Protestuesit mbërritën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me një fotomontazh të kryeministrit Edi Rama e Presidentit të Venezuelës Maduro.
Ndërsa denoncimet e “Zërit të Amerikës” për vjedhjen e votave i kishin kthyer në pankarta. Kur mbërriten para kryeministrisë iu dhuruan karafila efektivëve të policisë.
Si për të përcjellë mesazhin se protesta e tyre do të ishte paqesore formuan dhe një kordon përpara uniformave blu. Bashkë me pankartat me shkrimet “Rama Ik”, “Ky është fundi i hajdutëve” protestuesit valvisnin dhe flamurin kombëtar dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë./abcnews.al