Zlatan Ibrahimovic pavarësisht moshës së tij po arrin të ndihmojë skuadrën e Milanit në shënimin e golave.
Sipas “Tuttomercato.web” drejtori i “Tele Lombardia”, Fabio Rovezzani ka habitur me deklaratën e tij, teksa është shprehur se sulmuesi suedez është bërë një barrë e madhe për kuqezinjtë.
“Milani ka shumë justifikime, por Ibra po bëhet një barrë e padurueshme. Piolit i mungonte guximi për ta zëvendësuar. Ibra e bën të gjithë Milanin të punojë për të. Ai mund të shënojë kur t’i mbërrijnë topat e duhur. Nëse ai dështon, është normale që një skuadër prej 10 vetash të jetë pa frymë dhe të vuajë në pjesën e dytë, siç ndodhi me kuqezinjtë. Sot Ibra është një rezervë luksi, jo një titullar”, ka theksuar Rovezzani. /f.a/abcnews.al