IKMT ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për shembjen e banesave në zonën e “5 majit” në kryeqytet, në kuadër të procesit të rindërtimit.
Banorët u kanë dalë përpara fadromave duke tentuar të pengojnë shembjet e banesave të tyre pasi nuk janë dakord me marrëveshjen me autoritetet vendore, duke e cilësuar atë si njëanshme.
Pas përplasjeve, blutë kanë shoqëruar disa prej banorëve në polici. Ata që preken nga ky projekt janë banorët e njësisë administrative numër 4 dhe numër 8.
Me vendim qeverie është vendosur që banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim përmes shkëmbimit të pronës me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re.
Gjatë ditës së sotme është parashikuar shembja e 3 banesave, dhe më pas procesi do të vijojë edhe me godina të tjera në ditët në vijim. m.v/abcnews.al