Mbrëmjen e djeshme është mbajtur edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve nga FIFA. Në këtë mbrëmje janë zgjedhur edhe lojtarët më të mirë të vitit 2021 duke u përfshirë në një formacion.
Pjesë e formacionit të më të mirëve ishte edhe mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, i cili u bë pjesë e një episodi në ndeshjen e Superkupës së Italisë mes Juves dhe Interit.
Përplasja që mbrojtësi italian kishte me një nga zyrtarët e Interit, bëri që shumë tifozë interistë të vërshonin kritikat ndaj tij duke i kushtuar edhe disa pankarta.
Por Bonucci ka menduar t’iu përgjigjet këtyre kritikave, dhe këtë e ka bërë mbrëmjen e djeshme, teksa ka postuar në “Insta-Story” një video që tregohet se është në “Top 11-tëshen” e futbollistëve më të mirë.
“Më në fund hyra”, janë fjalët e përzgjedhura nga mbrojtësi i Juventusit, si për t’iu treguar tifozëve interistë se pavarësisht gjithçkaje un jam përsëri më i miri.
/f.a/abcnews.al