David Sassoli ishte një njeri frymëzues, tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, duke folur në një ceremoni përkujtimore në Strasburg. Ai shtoi se Sassoli ishte një lider politik i përkushtuar ndaj vlerave të BE-së. Njëkohësisht iu referua takimit të parë që ka pasur me David Sassoli.
“Që në fillim më shënoi qëndrimi i tij i relaksuar, bujar, i përqendruar tërësisht tek të tjerët dhe pas asaj fytyre të buzëqeshur, shenjë dalluese e tij. Buzëqeshja nuk gënjen: ajo thotë shumë për shpirtin tënd. Ajo thotë shumë për bindjet tuaja të sinqerta dhe të qëndrueshme. Ajo tregon pikat tuaja të forta dhe dyshimet tuaja, ” tha Charles Michel.
Ai foli për gazetarin David Sassoli, i cili siç theksoi e ushtronte me pasion këtë profesion. “Ju bëtë atë që ishte e drejtë për ju dhe shumë më tepër për ta mbajtur Evropën në vend”, tha Presidenti i Këshillit Evropian. /abcnews.al