Impianti i kompostimit në Cërrik, ndërtuar me fondet e Qeverisë Gjermane, filloi punën në qershor 2021 dhe ka gjeneruar deri më tani rreth 150 m3 pleh organik, të gatshëm për të dalë në treg për herë të parë.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga kreu i Bashkisë se Cërrikut Andis Salla.
Në këtë impiant përpunohen mbetje organike nga serrat, krasitjet e pemëve, mbetjet e industrisë agro-përpunuese dhe ato të grumbulluara nga shërbimi i pastrimit në të gjithë territorin e bashkisë Cërrik
Në këtë mënyrë, Bashkia Cërrik redukton ndikimin e mbetjeve në mjedis dhe ndryshimet klimatike, duke krijuar mundësi për përfitime ekonomike dhe sociale.
Humusi që përftohet nga procesi i përpunimi të mbetjeve organike:
Përmirëson strukturën e tokës ku përdoret
Rrit aftësitë ujëmbajtëse të tokës
Ul nevojën për plehra kimike duke shërbyer si material natyror ushqyes
/abcnews.al/