Këngëtarja e njohur, Evi Reçi ka folur e përlotur për familjarët e saj që humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit. E ftuar në #Expuls, ajo ka rrëfyer e emocionuar për ndarjen nga jeta të familjes prej katër personash të xhaxhait të saj dhe mikes së fëmijërisë.
Evi e kujton si një ëndërr të keqe dhe thotë se nga kjo tragjedi kuptoi se rëndësinë e jetës. Ajo u ndal veçanërisht tek kushërira, Kristi, e cila ishte studente mjekësie dhe deklaroi se shkonte shpesh në Greqi për ta takuar.
“Kjo është Kristi, kushërira ime e cila nuk jeton më. Është moment shume delikat… është njëra prej anëtarëve të familjes qe humbën jetën nga tërmeti i 26-nëntorit. Shumë njerëz kanë qenë pranë meje kur doli lajmi për lidhjen familjare që kisha. Kristi këtu është shumë e vogël, vinte shpesh në Greqi për të më takuar. Kam shumë kujtime të bukura. Kisha shumë kohë pa e parë. Nuk kam folur për tërmetin prej shumë kohësh, e kujtoj si një ëndërr të keqe…. Kuptova rëndësinë e jetës, kuptova që njerëzit nuk janë përgjithmonë, kuptova qe mund të ikin shumë të rinj njerëzit” , u shpreh këngëtarja, teksa lotët nuk i ndaleshin./abcnews.al