Novak Djokovic duhet të kthehet në Serbi, pasi apelimi i tij është rrëzuar. Ministria e Emigracionit ia refuzoi vizën numrit një në botë në tenis.
Gjykata Federale ka vendosur ta lërë në fuqi vendimin dhe serbi në kushtet që nuk pajiset me vizë duhet të bëjë prapakthehu.
Kështu Djokovic nuk mund të marrë pjesë në Australian Open. Pas mësimit të vendimit ai ka thënë: “Tani do të marr pak kohë për të pushuar dhe për t’u rikuperuar, përpara se të bëj ndonjë koment të mëtejshëm për këtë gjë.
Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me vendimin e gjykatës për të hedhur poshtë kërkesën time për shqyrtim gjyqësor të vendimit të ministrit për anulimin e vizës sime. Kjo do të thotë se nuk mund të qëndroj në Australi dhe të marr pjesë në Australian Open”. / abcnews.al